FOTO/ U tha se u hodh nga ballkoni për të, ja veprimi i të fejuarës së Aldo Teqjas

Portieri i Partizanit Aldo Teqja prej tre ditësh ka marrë vëmendjen e medias dhe opinionit publik për shkak se u raportua u hodh nga kati i gjashtë i banesës në të cilën jetonte me partneren e tij, dhe shkak ishte një konflikt me këtë të fundit.

Aldo-2

Ndërkohë foto e mëposhtme trëegon krejt të kundërtën pasi e fejuara e tij i ka qëndruar përgjatë gjithë kësaj kohe pranë në spital ku edhe po merr ndihmën mjekësore pas ngjarjes.

Aldo-3

Aldo-4

Ndërsa i ati i Aldos, Ramazan Teqja ka treguar se lajmet e dala nëpër mediat e shkruara dhe vizive nuk kanë qenë të vërteta duke sqaruar se djali i tij ka pësuar një aksident teksa ka përmeendur se e fejuara e futbollistit bashkë me prindërit e saj i kanë qëndruar pranë që ditën e parë.

Aldo-5

“Dua të përgënjeshtroj të gjitha mediat dhe portalet, djali im ka pësuar një aksident. Gjithashtu dua të falenderoj të gjithë stafin e spitalit të traumës, Klubin Partizani dhe Federatën Shqiptare të Tutbollit për ndihmën që na kanë dhënë. Gjithashtu dua të theksoj se e fejuara e djalit së bashku me prindërit e saj kanë qenë këtu me ne që nga dita e parë dhe deri më tani. Aldo do të kthehet shumë shpejt si kampion”, ka thënë babai i Aldos.