FOTO/ 6 shqiptarë në pranga, grabitës me dhunë në biznese dhe shtëpi në Athinë

Policia e Greqisë ka goditur një bandë prej 8 anëtarësh, mes tyre 6 shqiptarë, të cilët merreshin me grabitje biznesesh, shtëpi dhe parkingje private.

Vjedhjet e armatosura zhvilloheshin në zona të ndryshme të Atikës.

Gjatë grabitjeve, banda vepronte me 2 deri në 5 veta. Autoritet greke kanë bërë publike të gjithë të arrestuarit shqiptarë.

Për t’i shpëtuar përgjimit nga policia, grabitësit përdornin karta telefoni me emra personash inekzistentë.

Policia sekuestroi një sasi të madhe objektesh: 1 kallashnikov, 2 pistoleta, 1 revolver, 4 makina private, 1 skuter me licencë të falsifikuar, 2 licenca të falsifikuara, 2 karta ID të falsifikuara, 1 thikë, 1 palë dylbi, telefona etj.

Ndër aktivitetet e bandës numërohen 6 pika karburanti të grabitura; 2 grabitje në parkime private; 1 grabitje shtëpie dhe 1 motorçikletë.

Mirel Kasaj

Al-2

Dionis Rustemi

Al-3

Marinel Murataj

Al-4

Dhimitër Ramadani

Al-5

Erius Tafaj

Al-6

Roland Roshi

Al-7