Fjodora Fjora flet pa doreza, pranon se është në një lidhje

Fjodora Fjora njihet nga publiku si një ndër gazetaret më të përgatitura të kulturës. Gjithashtu ajo është mjaft e rezervuar përsa i përket jetës private. Së fundmi gazetarja ka qenë e ftuar në emisionin “Glamour Zone”. Si rrallëherë Fjodora ka folur pa dorashka mbi jetën e saj private dhe çfarë po ndodh me atë aktualisht. E pyetur nga moderatorja, moderatorja pranon se është në një lidhje të komplikuar.

Ester Bylyku: Aktualisht a je në një lidhje?

Fjodora Fjora: Është e komplikuar (qesh)

Ester Bylyku: Nga anon pak më shumë, nga po-ja apo nga jo-ja?

Fjodora Fjora: Po.

Ester Bylyku: A je e lumtur me jetën tënde?

Fjodora Fjora: Jam e lumtur sepse jam prind, jam një njeri i kënaqur në gjërat që bëj dhe ndihem mirë. Më pëlqen, momenti, stadi në të cilin ndodhet jeta ime me pëlqen.

Para 5 vitesh Fjodora mori vendimin të birësonte djalin e saj Alteon dhe ka treguar gjithmonë se ai është prioriteti i saj.