My STORY

Fiton 1000$ në ditë nga Instagrami, këngëtari i njohur si Dan Bilzeriani shqiptar hap kompani nafte në Azerbajxhan

Fatmir-1

http://briantinsman.com/70624-livial-costo.html Këngëtari me 2 milionë ndjekës në Instagram, Fatmir Sufa, i njohur si Dan Bilzeriani shqiptar, tashmë i ka hyrë biznesit fitimprurës të naftës. Me fitimet e çmendura nga Instagrami, këngëtari që shfaqet në klipet e tij gjithmonë i rrethuar nga shumë femra, ka mundur të hapë kompaminë e tij me bazë në Azerjbaxhan.

metformin purchase uk Fatmir-2

accutane uk nhs Pas klipit “A ke dashni” me artisten së huaj, Petronella, flitet se Fatmiri i ka hyrë biznesit në bashkëpunim me ortakë arabë, një kompani që ka si synim të tregtojë naftë në pikat e karburantit brenda dhe jashtë Azerbajxhanit. Objekti i kompanisë është tregtimi i hidrokarbureve të naftës, gazit, nënproduktet e tyre, vajra lubrifikantë, import-eksport, dhe tregti me pakicë e shumicë të pjesëve të këmbimit. Theksojmë që Fatmir Sufa është vetëm 25 vjeç, dhe ia ka dalë të hapë një biznes kaq të fuqishëm në moshë kaq të re.

Fatmir-4

Pas “Cak Pak Hopa-Hopa” apo “Jeta Osh Qef”, ai provoi tjetër sukses me klipin “Show”, në skenat e të cilit shihej i rrethuar nga 40 vajza, të gjitha balerina e modele seksi. Ai njihet si këngëtar dhe DJ, që punon për club-et më të njohura në botë. Këngëtari me origjinë nga Dibra, klipin e parë e publikoi në vitin 201, por famën e mori para tre vitesh në “Instagram”.

Fatmir-3

Në lidhje me fitimet nga “Instagram”-i, në një intervistë të fundit për “Panorama Plus” ai është shprehur: “Të them të drejtën, edhe nga muzika kam fitimet e mia, por më shumë kam përfitime nga “Instagram”-i, shumë e cila varion nga 200$-1000$ në ditë”.