Fiks për Shën Valentin: Adrola Dushi dhe Eugent Bushpepa një çift romantik i dashuruar brenda 4 minutash

Ndoshta do ju tingëllojë disi e çuditshme por Adrola Dushi dhe Eugent Bushpepa na kanë surprizuar të gjithëve ditën e djeshme duke u shfaqur si një çift romantik i dashuruar.

Bëhet fjalë për videoklipin e Eugent Bushpepës.

Projekti mban titullin “Stay With me Tonight” dhe pjesë e klipit është një prej femrave më të bukura shqiptare, Adrola Dushi.

Adrola dhe Eugenti kanë aktruar aq bukur sa duket se raporti që ata përcjellin në klip është mëse i vërtetë.

“Stay with me Tonight është një këngë e bukur perfekte për t’u dëgjuar në këtë Shën Valentin.

/Blitz.al/