Ferrari fiton në shtëpi pas 9 vitesh, Leclerc mposht dyshen e Mercedez

Charles Leclerc shkëlqen edhe në Monza.

Piloti francez i Ferrarit regjistroi suksesin e tij të dytë radhazi në Formula 1, por mbi të gjitha triumfoi në shtëpinë e kokëkuqes duke ngjitur Ferrarin në majën më të lartë të podiumit në Monza pas plot 9 vitesh, pasi suksesi i fundit në këtë pistë i skuadrës italiane datonte në vitin 2010 dhe ishte arritur nga spanjolli Fernando Alonso.

Francezi i talentuar fitoi një garë shumë të luftuar në të cilën vuajti presionin e dyshes së Mercedes Bottas dhe Hamilton të cilët i qëndruan nga pas dhe kompletuan podiumin sëbashku me Leclerc.

Garë për t’u harruar ajo e Sebastian Vettel i cili e nisi mirë por për shkak të një gabim u penalizua me një penallti prej 10 sekondash dhe e mbylli garën në vendin e 13-të, jashtë zonës së pikëve.

Vendi i 4-t në Monza shkoi për Daniel Ricciardon, i 5-ti për Hulkenberg, i 6-ti për Albon ndërkohë që vetëm i 8-ti u rendit Max Verstappen i cili u nis nga fundi për shkak se ndërroi motorin.

Në klasifikimin e përgjithshëm Hamilton kryeson bindshëm me 283 pikë, 62 pikë më shumë se Valteri Bottas që e ndjek nga pas.

Top Channel