My STORY

EKSKLUZIVE/ Alessio Alia: Anulova dasmën VIP në Tiranë, shkak u bë partnerja që do shumë fëmijë

do you need a prescription to buy viagra in america Modeli i njohur shqiptar, Alessio Alia ndodhet në Shqipëri, ku pak javë më parë festoi 1-vjetorin e djalit, Elijah Zayn Alia, fëmija i dytë që erdhi në jetë pas vajzës. Por Alessio, i cili tani njihet për menaxhimin e yjeve botërorë dhe bizneseve të tij, këtë verë kishte planifikuar të organizonte një dasmë të madhe VIP, por që për çudinë e të gjithë miqve e anuloi papritur ceremoninë. Bashkë me fotot e reja nga palestra ku ekspozon fizikun gjithë muskuj si në kulmin e karrierës si model ndërkombëtar, Alessio rrëfen për kopertinën e revistës “Story” arsyet e anulimit të dasmës dhe disa sekrete nga jeta një djali aventurier, që u bë baba pasi kishte provuar gjithçka në jetë. Bashkë me filozofinë e tij “për mua koha vjen, nuk ikën”, ai rrëfen jetën e bukur që bën:

Alessi-Alia-3

http://carrierpigeonproductions.com/portfolios/breaking-down-the-bars/linkedin.com/in/carrielederer/en Vendose të udhëtosh nga Australia e largët për të festuar 1-vjetorin e djalit në Tiranë. Kjo do të thotë se miqtë e tu janë më shumtë këtu apo e bëre këtë festë për të gëzuar familjarët?
Jo, unë mundohem të bëj gjithtmonë të lumtur shoqërinë dhe familjen e Kat në Australi, dhe familjen e shokët në Shqipëri.

Pak ditë para djalit festove ditëlindjen tënde. Duke reflektuar pak për jetën mendon do të dëshiroje të ishe bërë baba më herët për ta shijuar më shumë prindërimin?
Ditëlindja ime ishte si surprizë nga Kat, pasi s’e kisha menduar aspak të festoja ditëlindjen time. Ditëlindja ime s’ka më rëndësi tani lol!

Alessi-Alia-4

Para ca kohësh u fol se kishe planifikuar dasmën këtë verë në Tiranë. Pse e anuluat planin?
Po, e kishim planifikuar por duhet pyetur Kat se kur do të ndalojë së bëri fëmijë (qesh). Shpresojmë verën që vjen do e ralizojmë dhe dasmën!

Një djalë i pashëm dhe aventurier që kthehet në një familjar të përkushtuar. Si arrite të hysh kaq lehtë në shina, pra të ndryshosh?
Tani, pse u bëra baba s’do të thotë që unë do lë gjërat që unë i kam bërë prej shume vitesh. Të jesh një baba në formë është një shembull i mirë për fëmijët, dhe për të ardhmen e tyre në mënyrë që të kujdesen për veten e tyre. Kujdesja për vetveten është çelësi kryesor në jetë!

Alessi-Alia-2

Në fakt jo vetëm të famshmit por edhe të zakonshmit provojnë më shumë se një martesë gjatë jetës. Ti i trembesh ndonjëherë këtij trendy, dhe çfarë do bësh të mbash këtë familje gjithë jetën?
Kush trembet është i zgjuar, sepse do të thotë që i mendon hapat që hedh. Prandaj unë e vendosa kaq vonë të ndërtoja një familje që s’më bën të trembem për asgjë në botë.

Po plakjes i frikësohesh dhe për mendimin tënd cila është mosha më e bukur për një mashkull?
Çdo moment në jetë ka të bukurat e saj. Po ashtu edhe mosha. Në momentin që të tjerët e mendojnë që je plakur, të bëjnë më të fortë dhe më të ri.

Alessi-Alia-6

Të gjesh partnerin e duhur sot nuk është e thjeshtë, ti e ke gjetur të duhurën?
Unë gjeta një thesar që e kisha ëndërr, dhe atë që ta bën jetën më të lehtë dhe pa strese.

T’i qëndrosh besnik partneres është e mundur për ty?
Unë kam qenë dhe do të jem besnik për çdo gjë në jetë.

Alessi-Alia-5

Kur vjen në Tiranë ka nga ato vajza që të gjuajnë vetë?
Gjuetia është një sport që të shijon dhe kaq.

Nëse do të bëhej një film me jetën tënde, çfarë momentesh do të veçoje nga skenari?
Shumë gjëra në jetë mund t’i veçoj! Por gjëja që unë veçoj më shumë në jetë janë nga origjina ime, Tropoja dhe ajo çfarë kam tani.

Alessi-Alia-1

Dimë që në Australi ke hapur një biznes të ri së fundi. Ç’mund të thuash për standardin ekonomik që ke arritur, dhe është e vërtetë ajo që thuhet se Australia është vetë parajsa për të jetuar?
Pasuria nuk ka fund!Biznesi është një punë që ndonjëherë ecën mirë, dhe nganjëherë ecën keq. Australia është një vend shumë i mirë për jetën klasi i mesëm, që do thotë që shumica e botës e dëshiron këtë jetë. Por e mira s’ka fund! /Story.al