“E vërtetove që je super biznesmen”, Amarda e uron kështu Ermalin për shitjen e biletave të filmit

Ditën e sotme, aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi ka treguar se biletat e projektit të tij kinematografik ‘I love Tropoja’, janë tashmë në shitje. Në një moment të veçantë si ky, nuk ka munguar as urimi i bashkëshortes së tij, Amarda Toska. Ajo  ka publikuar një video në makinën e saj ku duket se po pi limonatë, duke bërë kështu gëzuar për suksesin e Ermalit.

“Gëzuar Ermal Mamaqi, po të bëj gëzuar me limonatë sot. Urime sepse morra vesh që ka dyndje në biletat e ‘I love Tropoja’. E vërtetove edhe këtë herë që je super biznesmen, chin chin”, është shprehur Amarda në video.

Kujtojmë se Ermali ka lajmëruar se premiera e filmit të tij do të jetë në datë 29 janar në pallatin e Kongreseve./revistawho.com