Drejtuesi i Bandës në RTSH: Elvana Gjata do të kishte fituar po mos të ishin…

Drejtuesi i bandës së RTSH, i njohur dhe si kompozitur, Mario Deda, tregoi ditën e sotme, ekskluzivisht për emisionin “Vizioni i Pasdites”, opinionin e tij lidhur me fitoren e Arilena Arës në Festivalin e 58 të Këngës.

Pas polimekave të shumta që erdhën ndesh me finalizimin e festivalit, Deda shprehu se publikun e fitoi Elvana Gjata me këngën “Me Tana”.

Sipas tij, publiku duhet dëgjuar pasi ai është njësia e vetme matëse e realizimit të një kënge. Gjithashtu shtoi se me një juri tjetër, fituesja e FiK 2019 do të ishte Elvana.

“ Elvana si personazh e fitoi festivalin… po të mos ishin dy mercenarë shqiptarë në jurinë e vlerësimeve Elvana do të kishte fituar?! Kjo dihet… kam rezervat e mia pse nuk ka një feedback pas rezultateve të këngës fituese…”
Megjithatë Deda shpreh se kompeticioni e kreu qëllimin e tij, “kurorëzimin” e kompozicionit më të mirë.

“Si profesionist duhet të them që më pëlqeu si rezultat, unë them që kënga e Arilenës ishte një produksion shumë i mirë dhe krijimtari shumë e mirë. Në thelb, festivali është konkurs kompozicioni dhe jo këndimit ose interpretimit. Duke qenë i tillë, aty duhet të fitojë kënga më e mirë dhe jo këngëtari më i mirë.”,- thotë Mario.
Përgjatë bisedës Mario tregoi dhe për marrëdhënien me babain, aktorin Zef Deda. Për kompozitorin, babai ka qenë kritikuesi më i madh, që e ka drejtuar në rrugën e zhvillimit artistik.

“Unë kam pas një piano… vinte në dhomë, dëgjonte si ishte konkluzioni i studimit edhe bënte një fytyrë sikur ‘pff, e ça pastaj?’… nuk të përkëdhelte në punë… Sot është më ndryshe sigurisht. Ka dheai vërejtje e veta… mes komplimentit dhe kritikës.”