Dorina Mema nuk mjaftohet më mesazhe sensibilizuese, mes njerëzve duke kontribuar me ndihma

Dorina Mema, një personazh mjaft i dashur, vajza muskuloze, e cila jep gjithë kontributin e saj me dijet që ka dhe aktivitetin privat që njerëzit duhet të bëjnë sport dhe të ushqehen mirë, kësaj here është bërë protagoniste në ndihmën e familjeve të prekura nga tërmeti. 

Dorina-2

Ajo ka qenë në qendrat ku janë akomoduar të dëmtuarit nga tërmeti dhe ka dhënë kontributin e saj me ndihma. Dorina Mema ka shkruar vazhdimisht në “Instagram”, në mënyrë që të sensibilizojë njerëzit për të dhënë kontributin e tyre. “Aktualiteti, mjaft trishtim, duhet zgjidhje, duhet ushqim i gatshëm ju lutem shumë, se nuk kanë ku të gatuajnë, ndonjë restorant të ndihmojë për darkën me ushqim të gatshëm, ju lutem shumë.

Ne jemi bashkë, ate kafshatë buke do e ndajmë bashkë, në Durrës duhen akoma çadra sepse disa banorë ishin pa çadra, mirënjohje shpirti për Kosovën dhe ushtarët kosovarë që janë aty, mirënjohje për të gjithë ju që ndihmoni e Zoti sjelltë paqe në token tonë”, është një nga mesazhet e saj. Dorina ka qenë në Durrës, Shijak dhe aktiviteti i saj aktualisht është përqendruar në Krujë. Ajo ka shkuar në Shkup të Maqedonisë për të mbledhur edhe atje ndihmat.

“Po nisen nga Shkupi për Krujën dhe Laçin, mirënjohje Maqedonisë, s’di ç’të them për përkrahjen, por mungon organizimi në terren, forcat policore e ushtritë janë përqëndruar në kampe, por kur del rrugëve, shikon njerëz të varfër mbledhur me batanije, duke fjetur jashte ne mjerim e varferi, dikush kerkon ushqim dikush batanije. Do doja shume te dilnit ne terren te gjithe se vec ashtu mund te jemi me ndihmues sepse jane shume Zona. Do ta kalojmë dhe këtë sprovë me lot shumë e mos harroni se pas çdo stuhie vjen një diell i fortë e mirësia do ta pushtoje këtë vend, s’ka si vendi ynë, duajeni fort, fort”, shkruan Dorina.

Ajo ka ndarë gjithashtu një tjetër moment me ndjekësit e saj, ku tregon se qeni i saj nuk do të futet brenda në shtëpi, por ajo nuk mund të merret me të sepse i duhet të shkojë në zonat e prekura nga tërmeti për të ndihmuar njerëzit. Respekte për ty Dorinë, një shembull i jashtëzakonshëm i humanizmit!