Dasmë në Hawaii/ Aktori i njohur i jep fund beqarisë në moshën 47-vjeçare

Aktori i njohur, Dwayne Johnson, ka kurorëzuar së fundmi dashurinë me partneren e tij, Lauren Hashian në martesë. 47-vjeçari e zbuloi këtë lajm ditën e sotme me anë të një postimi në ‘Instagram’.

The-Rock-2

“Ne pranojmë”, ka shkruar ai krah disa fotove të kapura ditën e dasmës të realizuar në Hawai. Nusja kishte veshur një fustan të gjatë të bardhë dhe mbante në duar buqetën me lule të bardha, ndërsa dhëndri kishte veshur pantallona dhe këmishë të bardhë. Në muajin prill të vitit 2018 dyshja u bënë prindër për herë të dytë me një vajzë të quajtur Riana.

View this post on Instagram

We do. August 18th, 2019. Hawaii. Pōmaikaʻi (blessed) @laurenhashianofficial❤️ @hhgarcia41📸

A post shared by therock (@therock) on

Ata janë prindër gjithashtu të një vajze tjetër të quajtur, Jasmine, e cila ka lindur në vitin 2015. Aktori ka dhe një vajzë tjetër të quajtur, Simone me ish-gruan e tij, Dany Garcia./revistawho.com