Dasma VIP e vitit /Afrona Dika zbulon pak nga fustani i saj

Blero Muharremi dhe Afrona Dika janë bërë protagonistët më të përmendur gjatë këtij viti. Nuk është as karriera, as puna e tyre që po përcillet me kaq entuziazëm dhe emocion, por martesa e tyre e cila pritet të ndodhë në muajin shtator, shkruan Kosovarja. Çdo detaj që po del lidhur me këtë pjesë është duke u komentuar nga të gjithë, duke shprehur sa më shumë kuriozitet për të parë më shumë. E, kjo dëshirë duket se iu plotësua secilit. Pasi disa minuta më parë, ishte Afrona që publikoi diçka shumë të intersuar dhe të papritur.s Ishte veshja e saj në vello, ku tregoi një pjesë të saj, bashkë me bashkëshortin e ardhshëm Bleron, i cili edhe ai kishte zgjedhur një kostum të mrekullueshëm. E siç po shihet, Afrona do të bëhet nusja më e bukur e estradës, që për vite do të mbahet mend e do të komentohet.