Dashuri në kohën e Koronavirusit, me këto pamje Dua Lipa tregon se është izoluar me të dashurin e saj

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa këto ditë izolimi po i kalon afër të dashurit të saj, Anwar Hadid. Ajo ka postuar në “Instastory” një foto ku shihet Anwar teksa po pushon. Krah imazhit të së dashurit të saj Dua shkruan se e gjeti duke marrë rreze dielli.

Dua-2

Gjatë gjithë këtyre ditëve ajo i ka këshilluar fansat e saj që duhet të tregojnë kujdes dhe të ndjekin rregullat e nevojshme për t’ia kaluar sa më shpejt kësaj situate.