My STORY

Bashkëshortja e Bryant i prek të gjithë: Truri im refuzon ta pranojë se Kobe dhe Gianna kanë ikur

Kobe

additional hints http://unparalleleddesigns.com/info.php?a[]=buyviagra.tel Humbja e parakohshme e Kobe Bryant i preku të gjithë ndjekësit e basketbollistit në mbarë botën. I njohur ndryshe si ‘mamba e zezë’, Kobe ishte një nga figurat më të dashura dhe për shkak të lidhjes që kishte me familjen.

clonil sr 75 price Ai humbi jetën së bashku me vajzën 13-vjeçare, Gianna e cila ndodhej së bashku me të atin në helikopter.

Pas këtij momenti mjaft të vështire, bashkëshortja e tij ka vendosur t’i falenderojë të gjithë për lutjet dhe mbështetjen e tyre.

“Unë dhe vajzat e mia duam të falenderojmë miliona njerëz, të cilët na kanë mbështetur dhe na kanë dhënë dashuri gjatë kësaj kohe të tmerrshme. Faleminderit të gjithëve për lutjet, ne i duam ato patjetër. Jemi shumë të shkatërruar nga kjo humbje e bashkëshortit tim të dashur, babait të mrekullueshëm të fëmijëve tanë dhe vajzën time të bukur dhe të ëmbël Gianna. Një vajzë e dashur, e mençur dhe e mrekullueshme. Truri im refuzon ta pranojë se Kobe dhe Gianna kanë ikur. Nuk mund t’i proçesoj të dy në të njëjtën kohë. Po përpiqem të kuptoj që Kobe ka ikur, por trupi im refuzon të kuptoj që Gigi im nuk di të kthehet më kurrë tek unë. Pse duhet që unë të zgjohem në një ditë tjetër, ndërkohë që vajza ime nuk e ka atë mundësi? Jam shumë e nevrikosur. Ajo kishte kaq shumë për të jetuar. Më pas kuptoj se duhet të jem e fortë dhe të jem këtu për 3 vajzat e mia. Nuk jam me Kobe dhe Gigi, por jam këtu me Natalian, Biankan dhe Caprin”, ka shkruar Vanessa krah postimit të saj.

Edhe në këtë moment nuk ka munguar mbështetja e të gjithë dashamirësve të famijes Bryant, të cilët kanë lënë një sërë komentesh pozitive./revistawho.com