Arsyeja pse Dafina Zeqiri nuk flet për motrën e saj të vogël

Dafina Zeqiri publikon shpesh foto krah së ëmës dhe motrës, duke e theksuar se për këngëtaren, ato mbeten femrat më të dashura në jetën e saj.

Por, në familjen e Dafinës ka dhe një anëtare të katërt, për të cilën nuk kemi dëgjuar prej disa vitesh. Besa Tafari, njëkohësisht modele e njohur në Suedi dhe SHBA është motra e vogël e këngëtares, me një diferencë moshe prej vetëm 10 muajsh. Në nisje të karrierës, Dafina e reklamoi shumë Besën në foto e postime të ndryshme, ndërsa sot duket se marrëdhëniet nuk janë njësoj.

Dafina kaloi disa kohë në Maldives disa javë më parë nën shoqërinë e së ëmës dhe motrës së madhe. Aktivitetet apo udhëtimet e përbashkëta mes të trejave nuk kanë munguar vitet e fundit, ndërsa Besën këngëtarja nuk e ka përmendur prej kohësh. Vajzat nuk e ndjekin njëra-tjetrën as në rrjetet sociale, duke lënë vend për komente se marrëdhënia mes tyre ka pësuar një krisje.

Mbiemri Tafari që mban aktualisht Besa vjen nga martesa e saj me bashkëshortin, ndërsa 4 vite më parë modelja sqaroi se mbiemrin e vajzërisë e ka Zeqiri.