Stil

Anita dhe Lola, ndryshimi drastik i motrave dhe kunatave Haradinaj

Tani janë bionde, ndërsa dikur kanë qenë zeshkane Anita dhe Lola Muçaj-Haradinaj janë ndër emrat më të komentuar në mediat rozë. Moderatoret e njohura, të cilat janë motra dhe kunata janë pjesë e mediave rozë mjaft shpesh.
Har-2
Kjo edhe për faktin se Anita është gruaja e kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinajt dhe Lola, gruaja e vëllait të Ramushit, deputetit Daut Haradinajt. Kunatat Haradinaj njihen edhe për bukurinë dhe stilin e veçantë, shkruan rtv21.tv Ato kohët e fundit kanë flokët ngjyrë bionde, ngjyrë kjo që ju shkon mjaft për fytyre. Por, vite më parë, motrat Muçaj kanë pasur flokët me ngjyrë të zezë. Përveç stilit, Anita dhe Lola, krahasuar me ditët e sotme, nuk duken se kanë ndryshuar shumë në pamje.
Har-3
Har-4
Anita Muçaj-Haradinaj është e martuar prej vitesh me Ramush Hardinajn dhe së bashku kanë tre fëmijë, dy djemë dhe një vajzë. Ndërsa, Lola është e martuar prej vitesh me Daut Haradinajn dhe së bashku kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë./21Media