Albert Dumani paska plane të mëdha, do ta shohim në një serial turk së shpejti?

Drejtori i programacionit në Tv Klan, Albert Dumani, ishte i ftuar këtë pasdite në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Vetëm pak ditë më parë, ai ka qenë në Turqi, pasi ishte ftuar nga kompania më e famshme turke “Ayyapim”, për të vizituar dy sheshxhirimet e dy serialeve më te reja, të cilat do të shfaqen së shpejti edhe në Tv Klan.

Albert-3

“Është privilegj shumë i madh. Kam kënaqësinë që të them jam ndër të privilegjuarit, si një profesionist mora këtë ftesë zyrtare, mund të them i vetmi në rajon, për të vizituar dy sheshxhirimet e dy serialeve më të bujshme të momentit. Ndihem me fat sepse kur shkon aty shikon sesi realizohet një prodhim televiziv. Ata janë vërtet heronj, punojnë me ligj e kishin 12 orë për të punuar, por zakonisht mund të shkonte në 14 orë. Eksperiencë e jashtëzakonshme, shumë e bukur, ti takon yjet turq”,- tha Dumani.

Albert-2

Bëhet fjalë për serialet “Zemheri” që në shqip do të thotë  “Stuhi Dashurie” dhe “Mucize doctor” ose “Doktori i mrekullive”.

Albert-4

Unë i shoh me shumë kujdes si po shfaqen atje, shikueshmëria, shitjet që kanë patur në shtetet e tjera, kështu që, në mos të dyja, por njëra është vendosur që të jetë. Unë shpresoj që realisht të dyja të jenë të suksesshme. Besoj se do jenë shumë të suksesshme dhe për publikun shqiptar”,- tha ai për “Rudina”.

Interesin e publikut shqiptar për serialet dhe historitë turke, Berti e ka ndjekur gjithmonë, por tani është koha të jetë më shumë pjesë e kinemasë turke. Kështu, ngacmimit të Rudinës nëse e shikon mundësinë e përfshirjes në ndonjë projekt në Turqi për t’u bërë pjesë e ndonjë roli, Dumani u përgjigj: “E kam në plan…”

Kaq tha dhe mjaftoi. Nuk është aspak çudi që matanë objektivit, në sheshxhirim, jo më për të vëzhguar, por për të aktruar, të jetë edhe drejtori i programacionit të Tv Klan.