Showbiz

Aktorja e famshme u bë nënë për herë të dytë por e mbajti sekret! E tradhtojnë fotot

Anne-1

Discover More Anne Hathaway ndau me fansat momente gjatë progresit të shtatzënisë së saj në mediat sociale.

Por aktorja e famshme u shkëput për disa kohë nga qendra e mediave. Ndërsa vetëm tani nxiti thashethemet se foshnja e saj ka ardhur në jetë.

Anne-2

37-vjeçarja u fotografua me familjen e saj në një park në Connecticut për herë të parë pas disa javësh. Krah saj ishte bashkëshorti Adam Shulman, që mbante një kosh bebesh në dorë, si edhe djali i tyre Jonathan, 3-vjeç.

Nga fotot e publikuara nga Daily Mail, vihet re se barku i saj nuk është më i rrumbullakosur.

Anne-3

Gjithashtu aktorja duhet të merrte pjesë në premierën e filmit të saj Dark Waters në 13 tetor por nuk u paraqit në event.

“Është për një arsye të mirë,”– tha ajo, duke mos dhënë më detaje të mëtejshme.

Anne-4

Dhe “zhdukja” e saj mendohet se ka lidhje me ardhjen në jetë të bebit, ndërsa Anne akoma nuk ka zbuluar asgjë.

Aktorja ka mbajtur të fshehtë edhe gjininë e foshnjës së saj të dytë.