Afërdita Dreshaj bëhet me shtëpi të re

Afërdita Dreshaj ka blerë shtëpi të re. Këngëtarja dhe modelja shqiptarë, e cila u martua vitin e kaluar me të dashurin e saj çek, ka njoftuar përmes Instagramit se është bërë me shtëpi të re. Në foto shihen çelësat e shtëpisë, që i mbajnë në duar ajo dhe bashkëshorti, sipas Prive. “Po, ne kemi një shtëpi të re”, ka shkruar Afërdita, duke etiketuar edhe personin që ndihmoi çiftin për ta gjetur sa më perfekte.