A do të martohet Keisi? Me një foto, ajo zbulon si qëndron e vërteta

Keisi dhe Stresi janë një ndër çiftet më të përfolura në media. Kohët e fundit të dy e kanë bërë lëmsh rrjetin me postimet qe ata bëjnë. Ishte Keisi që në ditën e Shën Valentinit publikoi disa kujtime nga viti 2018 kur e festoi këtë ditë me Stresin. Më pas, Stresi publikoi një foto me Keisin dhe i bëri një urim publik për ditëlindjen. Përsëri Keisi vazhdoi të na bënte më konfuzë me postimet e saj. Ajo i ka habitur të gjithë teksa ka publikuar një foto në një dyqan me veshje nusesh ku shkruante: “Mendoj që e gjetëm të duhurin”.

Menjëherë në portale u përhap me shpejtësi lajmi se Keisi do të martohej. Mirëpo e gjitha ka qenë një ngatërresë sepse Keisi fustanin e ka zgjedhur për mikeshën e saj dhe se tani ka ardhur momenti që ajo të përzgjedhë fustanin e saj si shoqëruesja e nuses. Këtë gjë na e bën vetë Keisi të ditur nëpërmjet një postimi që ka bërë në Instagram.

Keisi-2

“Koha që unë të gjej fustanin tim të shoqërueses së nuses”, shkruan ajo.