Zvicra hap shtëpitë publike, lejohen vetëm “pozicione të sigurta”
Zvicra i ka dhënë sot dritën jeshile hapjes së shtëpive publike prej javës që vjen, me disa rregulla strikte mes të cilave mbajtje distance mes fytyrave “një parakrah larg njëra-tjetrës” gjatë seksit.
Në rregulloren e çuditshme përcaktohen gjithashtu në detaje pozicionet e lejuara, por ndalohen praktikat seksuale me më shumë se dy persona.
Rregulli i anonimatit për klientët është hequr pasi të dhënat personale nevojiten për gjurmimet në raste infektimi me koronavirus.
Prostitucioni ka qenë i ligjshëm në Zvicër që prej vitit 1942.
Grupimi kryesor i kësaj industrie ProKoRe, ka lobuar prej kohësh me qeverinë për rinisjen e profesionit më të vjetër në botë.
Rregullat janë hartuar në mënyrë të tillë që maskat të mbahen nëse është e mundur, si dhe kerkohet rritje e higjenës me larjen e çarçafëve për çdo klient.
Ministria suedeze e shëndetësisë ka listuar ato që quan “biznese erotike” mes atyre që mund të nisin aktivitetin prej 6 qershorit.
Në një letër për qeverinë, grupi ProKoRe rekomandonte si rregulla: “Gjatë seksit duhet të përdoren pozicione në të cilat transmetimi i pilave është më i vogël; Nuk do të ketë shërbime me kontakt fytyre; Mes dy njerëzve duhet të ketë distancë të fytyrave të paktën një parakrah; Nuk do të ofrohen shërbime që përfshijnë më shumë se dy njerëz; Mbulimi i hundës e gojës është i rekomanduar, ndërsa praktikat anale do të kryhen me doreza; Klienti dhe punonjësi i seksit rekomandohet të bëjnë dush para dhe pas takimit”.
Deri më sot, Zvicra ka regjistruar 30,796 raste koronavirusi dhe 1,655 vdekje, sipas shifrave qeveritare.