‘Zona 12’ në Paris, aty ku tutorët shqiptarë të seksit, sigurojnë prej çdo vajze 10 000 euro në muaj (FOTO)

Qytetarët e Zonës 12 në Paris me anë të një peticioni i kanë kërkuar policisë të ndërhyjë për goditjen e bandës shqiptare të prostitucionit. Paskësaj, banda është duke u shpërngulur nga jugu duke iu rrëmbyer klaneve të tjera, vajza të reja për ti prostituuar për ‘hesap’ të tyre.

Pro-1

Gazeta ‘Le Parisien’ shkruan se rrjeti i prostitucionit drejtohet nga vëllezërit Përlesi dhe Peqini të cilët ndodhen në burg që nga viti 2002 për shfrytëzim të rreth 600 vjazave me qëllim prostituimi.

Sipas gazetës, më së shumti ato blihen në komunitetet e varfëra në Shqipëri dhe Rumani, kryesisht te komunitetet rome.

Pro-3

Pasi blihen, ato dërgohen në Spanjë, Itali, Francë, Belgjik dhe Gjermani.

Sipas dëshmive të banorëve të Zonës 12, çdo natë rreth orës 22:30, anëtarë të bandës zbresin prej disa furgonave vajzat për të nisur ‘punën’ dhe se në mëngjes banorët gjejnë në rrugë e trotuare mjete kundër shtatzanisë.

Pro-4

Sipas ‘Le Parisien’, prej çdo vajze të prostituuar, tutorët shqiptarë sigurojnë rreth 10 000 euro.

Gazeta shkruan se nëse anëtarët e bandës ndeshin me ndonjë kundërshtim të ndonjë vajze, ata ushtrojnë ndaj saj dhunë duke e rrahur, djegur me cigare apo duke u kërcënuar se do vrasin familjarët e tyre.

Pro-2

Por bandat shqiptare të prostituimit nuk veprojnë vetëm në Francë. Në Britaninë e Madhe ata kontrollojnë rreth 75 % të tregut të ‘mishit të bardhë’ në Londër.

I.C./Shqiptarja.com