
Zogu i Tiranës për herë të parë na prezanton me mamin e tij!
Hermes Nikaj, prezantuesi që hap mëngjeset e “Aldo Morning Show” në TV Klan ishte dje në një bisedë me moderatorin Aldon Lipe, për herë të parë së bashku me mamanë e tij në një dalje publike në media.
Ata u shfaqën live nga Italia të dy teksa Hermes e prezantoi mamanë për publikun. Mamaja e Hermes, quhet Albina një zonjë simpatike e cila ngjan shumë me të birin.