Zjarr në TVSH! Ç’do të ndodhë me Gerta Gixharin dhe VIP-at “të premten e kuqe” të këtij sezoni!
Nuk ka më “e premte e zezë”, pasi Gerta Gixhari me intervistat e saj plot dinamikë me të famshëm do e përmbysë stereotipin e kësaj dite, duke e shndërruar në “e premtja e kuqe”.
Pas tre vitesh që e kemi parë të intervistojë personazhe të njohur në shkallët unike të studios së saj “Silutete”, Gerta do të shfaqet në ekran në fundjavë, me programin që mban autorësinë e saj, e që titullohet “Dita e kuqe”.
Formati i gazetares dhe moderatores së njohur është pjesë e kalendarit “Pasditja ime”, që transmetohet çdo ditë në TVSH. Gerta përfaqëson “Dita e kuqe” në spotin e realizuar të TVSH, ku ftohet publiku të zgjedhë ngjyrën e preferuar të secilës moderatore nën logon “Pasditja ime”.
Kështu Gerta mbyll ciklin e “Siluete”, ku identifikohej me intervistat e pazakonta në shkallë, që e bënte programin e saj të dilte nga korniza e t’i nxinte ata të rrëfeheshin krejt natyrshëm, duke harruar për një moment praninë e kamerave. Ndërkohë “Siluete” regjistrohet si programi i parë për “showbiz-in” në RTSH, dhe që solli modernizim në programacionin e këtij televizioni.
Gerta, me eksperiencë të gjatë në fushën e gazetarisë u bë imazh i RTSH-së për herë para katër vitesh me “Shih programin”. Formati “Dita e kuqe” në përmbajtje do të jetë si “Siluete”, por duke shtuar panelin me diskutime temash.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim surprizat me të ftuar dhe ndjezje debati në studio, nën drejtimin e moderatores që bie në sy me pamjen e bukur dhe lirshmërinë!/www.story.al