Zhvishet para kohe Viktor Zhusti, nis peshkimin si tek “Plaku dhe deti”

Aktori i njohur 76-vjeçar, i cili në fund të 2018-së moderoi Festivalin e Këngës me partnere Ana Golja duket se ka marrë guximin të zhvishet para kohë këtë sezon veror që presim. Artisti ka postuar një foto nga bregu i detit me mjetet e peshkimit, duket na sjellë në tabllo të veprës “Plaku dhe deti”, novela e famshme që shkrimtari amerikan Ernest Hemingway e shkroi në vitin 1951 në Kubë.

Viktor-Zhusti-2

“Plaku dhe deti” ka fituar çmimin Pulitzer për Fiksion ndërkohë që në fabulën e tij kemi të bëjmë me dy kundërvënie të ndryshme: Plakun në perëndim të jetës se tij dhe detin e paskajë”. Miqtë e kanë krahasuar Viktorin në këtë foto me personazhin kryesor, Santiago, i cili është perzierje e vetë ekzistencës njerëzore kundrejt dallgëve të jetës me plot zhgënjim e pabesi. Santiago lufton me tërë fuqinë e tij të mplakur dhe për çudi të fatit ai del fitimtar. Mesa duket edhe vetë Viktori e ndjen veten një Santiago, pasi edhe ai nuk e njeh plakjen dhe humbjen në jetë.

Viktor-Zhusti-1

Viktor Zhusti u kthye si prezantues i Festivalit pas një eksperience televizive në “Top Channel”, me Adi Krastën. Ai ka luajtur shumë role dhe përpara viteve ’90-të ishte një nga aktorët më të kërkuar./Story.al