Zhvati 900 mijë euro me mashtrim, si përfundoi në pranga ish-gruaja e këngëtarit të njohur
Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për një 38-vjeçare me iniciale O.D., e cila dyshohet se përmes mashtrimit i ka marrë një qytetari 900 mijë Euro. Mësohet se 38-vjeçarja nga Tirana është Olesia Duka, stomatologe, e cila përveç si ish-bashkëshortja e Bojken Lakos, ishte një personazh publik si e ftuar në disa programe televizive. Asaj dhe familjarëve të saj i janë bllokuar pasuri me vlerë 300 mijë Euro, të cilave u është vendosur sekuestro preventive. Nga materialet hetimore paraprake të mbledhura ekzistojnë dyshime të arsyeshme 38-vjeçarja me anë të veprimeve të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit vazhdon të mos kthejë shumën e parave të marra, duke kryer në këtë mënyrë veprën penale ndaj të dëmtuarit I.H.që nga njohja mes tyre në nëntor 2016. Burimet thonë se paratë të cilat janë përfituar përmes mashtrimit, janë përdorur dhe investuar në klinika dentare. “Autori i veprës penale vazhdon të kryejë veprime në mbulimin dhe dredhinë për mashtrim dhe vjedhjes se shumave të mëdha parash edhe tek disa persona të tjerë. Për këto arsye nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, është caktuar masa e sigurimit arrest ne burg për shtetasen O.D. e datëlindjes 26.09.1980, me banim në Tiranë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Durrësit. Sipas “Tv klan” bulimi i kësaj skeme të madhe mashtruese është bërë nga seksioni i Krimit Ekonomik në Policinë e Durrësit, së bashku me Prokurorinë. Olesia vitet e fundit ishte angazhuar në nisma bamirësie për fëmijët në nevojë.