Zërat (dhe disa foto) tregojnë se Dua Lipa mund të jetë në një lidhje me komedianin e njohur

Dua Lipa dhe komediani Trevor Noah kanë ndezur thashethemet për lidhje pas një darke në dukje romantike në New York.

Dua Lipa, 27 vjeç, dhe komediani, 38 vjeç, u panë teksa shijonin një vakt në një restorant xhamajkan në East Village, sipas fotove të Daily Mail.

“Ata ishin ulur larg nga të gjithë të tjerët në restorant,” tha një dëshmitar okular. “Ishte e qartë se ata ishin të lidhur me njëri-tjetrin dhe u ulën pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë vaktit.”

Burimi më tej zbuloi se dyshja “u larguan së bashku dhe ecën“, duke u ndalur disa herë “për përqafime të gjata” dhe madje “u puthën”.

Foto të tjera:

Marrëdhënia e fundit publike e Duas ishte me vëllain më të vogël të Gigi dhe Bella Hadid, modelin Anwar Hadid, 23 vjeç. Ata u ndanë në dhjetor 2021 pas më shumë se dy vitesh lidhje. Ndërkohë, lidhja e fundit e Noah përfundoi majin e kaluar. Ai dhe Minka Kelly, 42 vjeç, ishin bashkë që nga viti 2020.

Anabelmagazine