Zef Deda bën bilancin e hidhur: “I bëmë të gjitha në jetë, por lekë kurrë!”
Mbrëmja e të mërkurës në programin “Soirée” me Jonida Shehun në “Top Channel” ishte e gjitha e dedikuar Shkodrës dhe traditës shkodrane. Edhe kur flitet për Shkodrën dhe artin shkodran nuk mund të mos jetë prezent artistin e njohur, njëkohësisht edhe Mjeshtër i Madh, Zef Deda.
Në fillim të mbrëmjes, teksa po shkëmbeheshin batutat e para mes të ftuarve Mitro Çela dhe Zef Deda, ky i fundit me nota humori por të vërteta u shpreh: “Në këtë jetë i bëmë të gjitha si artistë, por lekë nuk bëmë kurrë!”. Një realitet i hidhur ky për shumë artistë, të dekoruar madje, të cilët edhe sot e kësaj ditë e kanë të vështirë të përballojnë jetesën qoftë në kryqytet, qoftë në rrethina, shkruan Express.
Gjithsesi, e gjithë mbrëmja e “Soirée” ka kaluar me humor fin dhe me muzikë siç vetëm shkodranët dinë të bëjnë.