Zebërvoki pas incidentit në BBVA: “Nëse vjen Jozi në Kosovë, vij edhe unë me të”

Pas incidentit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin ndërsa po largohej dhe ai i hapi derën për të dalë, reagimet në rrjet kanë qenë të shumta.

Mes tyre, edhe ish-banorë të edicioneve të mëparshme kanë marrë fjalën.

Zebërvoki, ish-banori i formatit, ka hyrë live në Instagram për të komentuar ngjarjen.

Ai është shprehur i revoltuar, jo ndaj incidentit në vetvete, por ndaj disa komenteve që lexonte në rrjete sociale, siç ishte: “Le të vijë Jozi në Kosovë”.

“Nëse vjen Jozi në Kosovë, vij edhe unë me të”, tha Zebërvoki, duke sqaruar se nuk po e mbronte atë, por kundërshtonte reagimet që nxisin dhunë me dhunë.

Ai theksoi se nuk i pëlqen aspak shprehja “si mund një shqiptar i Shqipërisë të godasë një shqiptar të Kosovës”, duke shtuar se, sipas tij, duhej thënë thjesht: “një shqiptar godet një shqiptar tjetër”.

“Për mua, Kosova dhe Shqipëria janë një. Shkoj në Kosovë sikur të shkoj në qytetin tim të lindjes”, tha ai me bindje.

iconstyle.al