Zbuloni emrin e djalit të sapolindur të Sara Hoxhës dhe Ledion Liços

ledion-lico

Moderatori i njohur i “ The Voice of Albania” dhe disa programeve të njohura televizive në “Top Channel”, Ledion Liço dhe partnerja e tij, Sara Hoxha janë bërë prindër. Sipas burimeve për Story.al, Sara ka sjellë sot në jetë fëmijën e tyre të parë, një djalë që e kanë quajtur London Noor. Fëmija i çiftit të njohur vjen në jetë në muajin më të bukur të vitit, dhjetorin e atmosferës së festave. I urojmë jetë të gjatë e të lumtur bebit!