
Zbulohet vlera marramendëse, sa kushtuan 3 fustanet e bardhë të aktores së njohur?
Aktorja e njohur Demet Ozdemir dhe partneri i saj, Oguzhan Koc, kurorëzuan në martesë lidhjen etyre disavjeçare, këtë fundjavë.
Ceremonia e martesës, e cila u bë virale përmes qindra fotove e videove, mori vëmendjen e të gjithë fansave. Por më shumë se gjithçka, vlera e 3 fustaneve që aktorja ndërroi gjatë mbrëmjes.
Siç shkruajnë mediat turke, mes shumë prapaskenave të dasmës, më së shumti pati reagime për fustanet. Natyrisht, vlera e tyre i ka tronditur të gjithë.
Mendohet se të tria fustanet e aktores kanë shënuar vlerën e 1 milionë lirave turke.
Demet zgjodhi emrat Eda Gungor dhe Nihan Peker për dizajnin e fustaneve të saj, ndërsa të tretin e zgjodhi nga Alexander McQueen.
View this post on Instagram
Mësohet se një nga fustanet, Ozdemir do t’ia dhurojë një prej fanseve të saj.