Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores Tawnty Kitaen

Së fundmi është zbuluar shkaku i vdekjes së aktores Tawny Kitaen .

Një zëdhënës i Departamentit të Sherifit të Orange County në Kaliforni konfirmoi për ‘Fox News’ se shkaku i vdekjes së saj ishte kardiomiopatia e zgjeruar. Tawnty ndërroi jetë më 7 maj në moshën 59 vjecare.

Lajmi u konfirmua nga vajzat e aktores përmes rrjetit social,Instagram. “Dëshirojmë të ju falënderojmë të gjithë juve, fansat dhe miqtë që i keni dhuruar gjithmonë mbështetje dhe dashuri të tillë. I keni dhënë jetë çdo ditë”, thuhej në postim. Kitaen ishte e njohur për rolin e saj në filmin“Bachelor Party”.