Zbulohet personi që plagosi me thikë Dj Blunt, ai është DJ…

Screenshot_2018-06-09-18-39-29-1

Një ditë më parë u përhap shumë shpejt lajmi që reperi Dj Blund u sulmua me thikë nga disa persona të paidentifikuar. Edhe vetë Blunt dhe miku i tij Real 1, e konfirmuan këtë incident. Madje ai që të mos përhapej panik dhe shpërtheu në të shara kundër personave që e sulmuan, shkruan Panorama Plus. Mirëpo së fundmi Blunt e ka mohuar që të jetë sulmuar ai dhe ka treguar se ka qenë thjesht duke ndihmuar një nga bashkëpunëtorët e tij. “Jo nuk është e vërtetë. Sot kemi publikuar klipin tonë “Dubai” dhe jemi duke u marrë me atë. Ka ndodh diçka tjetër me një shok timin, dhe e kam ndihmuar, nuk bëhet fjalë për therje. Jam në shtëpi, madje isha duke bërë një video tani. Kam pasur një rast me një shok timin, dhe më është dashur ta ndihmoj”, kishte thënë Blunt për Gazetën Blic.
Mirëpo ndonëse ai nuk e pranoi se ishte sulmuar, sipas ‘Prive’ është mësuar se reperi i njohur është përfshirë në një sherr me një nga kolegët e tij. Sipas burimeve të tyre po dyshohet se Blunt është sulmuar nga Ardian Berisha, i cili për publikun njihet si Dj Gamble që ka qenë së bashku me vëllain e tij në momentin e sherrit.

real-780x439-1