Zbulohet mashtrimi i Inter: Marotta “gënjen” për klauzolën e Lautaros
Çështja Lautaro (të paktën kështu e përkufizojnë në Spanjë) pasurohet me një kapitull të ri. E ka shkruar e përditshmja katalanase Mundo Deportivo që pa përdorur fjalë indirekte, bën një sulm frontal kundër administratorit të deleguar të Inter Beppe Marotta duke i përcaktuar “jo të vërteta” afirmimet e tij mbi klauzolën e zgjidhjes së kontratës së sulmuesit argjentinas. Duke cituar burime të brendshme në klubin e Barcelonës (që sipas tyre janë konfirmuar edhe nga stafi i Lautaros), mohoet skadenca në 7 korrik (sic ka thënë Marotta), ndërsa lëvizja e drejtuesit interist është konsideruar si “një tentativë për të vënë presion mbi Barcelonën”.
Në Katalonjë pretendojnë se skadenca është ajo e 15 korrikut e se Barcellona mund të punojë e qetë drejt asaj që konsideron përfundimin natyral të cështjes: Lautaro do të jetë një lojtar blaugrana por nuk do të paguhet 111 milionë (shifra e klauzolës në fjalë), për Inter do të shkojnë maksimumi 70 milionë plùs kartonin e Junior Firpo. Pozicionimi i Inter është larg nga ai i katalanasve dhe me kalimin e kohës tonet bëhen më të ndezura