Zbulohet bukuroshja që ia ka rrëmbyer zemrën Haalandit
Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, thuhet se është në lidhje dashurie me bukuroshen Isabel Haugseng Johansen e cila po ashtu në profesion është futbolliste.
Meqë 22-vjeçari nuk është i angazhuar me Kupën Botës, pasi Norvegjia nuk u kualifikua ai po shijon pushimet në Spanjë me 18-vjeçaren.
Dyshja thuhet se e kanë njohur njëri-tjetrin prej vitesh në qytetin e tyre të lindjes pasi të dy kanë luajtur për klubin e tyre lokal të futbollit, por miqësia e tyre me kalimin e kohës u shndërrua në romancë.
“Erling ka botën në duart e tij dhe femrat janë në radhë për të qenë partnerja e tij. Por ai është një djalosh shumë i zgjuar dhe ai është në një lidhje dashurie me një vajzë nga qyteti i tij i lindjes, të cilën e njeh prej vitesh. Ai ka nevojë t’u besojë njerëzve në jetën e tij dhe të përqendrohet vetëm te futbolli”. -thotë një burim për britaniken The Sun.
Futbollisti së fundmi u cilësua si ‘sulmuesi më i mirë në botë’ nga menaxheri i futbollit Jürgen Klopp. Thuhet se ai bën seanca stërvitore shtesë për të përsosur teknikat dhe merret me meditim për ta ndihmuar të përqëndrohet. Ai ka luajtur futboll gjatë gjithë jetës së tij, duke qenë djali i futbollistit profesionist Alfie Haaland.
Klan News