Zbulohen detajet, 240 milionë dollarë larguan Mançinin nga kombëtarja e Italisë
Dorëheqja e Roberto Mancinit nga stoli i kombëtares së Italisë erdhi si një rrufe në qiell të hapur. Federata italiane u kap disi e papërgatitur nga ky largim i Mancinit, pasi në shtator luhen ndeshjet eliminatore të Euro2024 dhe tani duhet gjetur një trajner sa më shpejt.
Mancini e udhëhoqi Italinë drejt fitimit të kampionatit europian 2020, teksa qëndroi 5 vite në krye të kombëtares italiane. Pas dorëheqjes së Mancinit, mediat italiane zbuluan se qëndron…Arabia Saudite. Sipas mediave italiane, Mancini ka marrë një ofertë të majme nga Arabia për të marrë drejtimin e kombëtares arabe të futbollit.
Ndërkohë janë zbuluar edhe detaje të kësaj oferte të majme në drejtim të Mancinit. Sipas mediave italiane, Mancinit i janë ofruar 60 milionë dollarë në vit për 4 vitet e ardhshme, ose 240 milionë dollarë në total. Kjo ofertë ka tunduar jo pak Mancinin, që ka dhënë dorëheqjen nga kombëtarja e Italisë për të pranuar ofertën e Arabisë.