Zbulohen detaje rreth romancës së Emma Roberts me aktorin

Së fundmi janë zbuluar detaje nga romanca e Emma Roberts me aktorin Cody John. Një burim i tha ET se aktorja “është në një vend të mrekullueshëm me Cody dhe ata po e shijojnë vërtet marrëdhënien e tyre”, duke shtuar se “gjërat janë serioze” mes çiftit.

Roberts dhe John u lidhën për herë të parë në gusht, kur ai ndau një foto të tij me aktoren e Scream Queens. “Ajo ka qenë shumë e kënaqur me Cody. Po shijojnë marrëdhënien dhe kohën e tyre së bashku,” tha një tjetër burim në tetor. “Miqtë dhe familja e tyre janë të lumtur për të dy dhe mendojnë se janë një çift i mrekullueshëm”.

Marrëdhënia e Emma me John vjen pas ndarjes së aktores në janar 2022 nga Garrett Hedlund. Dyshja, të cilët ishin në lidhje për tre vjet, kanë një djalë 2-vjeçar, Rhodes. Ish-çifti filloi lidhjen në mars 2019 dhe njoftoi se ata ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë pak më shumë se një vit më vonë. Që nga ndarja e tyre, dyshja kanë mbajtur një marrëdhënie miqësore ndërsa janë bashkë prindër të Rhodes. “Prioriteti i tyre kryesor është djali. Ata duan që ai të ndihet i dashur nga të dy”, zbuloi burimi. /Lapsi.al