Zaimina Vasjari për herë të parë në publik me partnerin biznesmen, ja si duket pas lindjes


Një muaj pasi solli në jetë vajzën Khloe, Zaimina Vasjari është shfaqur për herë të parë në publik me partnerin e saj biznesmen, Klodianin. Këngëtarja është fotografuar në “Pallatin e Kongreseve” në Tiranë, ku Zaimina po hynte në sallë për të ndjekur spektaklin “Rikthimi i dallëndysheve”, një shfaqje me balerinët shqiptarë të famshëm në botë. Zai ishte aty për të mbështetur mikeshën e saj Ilda Bejlerin, e cila prezantoi këtë projekt të Digitalb. Në fotot ekskluzive dhe artikullin e publikuar nga “Panorama Plus”, thuhet se Zaimina si kurrë më parë u shfaq në krah të partnerit të saj, prej më shumë se 17 vitesh tashmë. “Zaimina është mbase një nga të rrallat vajza bukuroshe të botës së shoëbizit, e cila ka qenë e lidhur gjithmonë me të njëjtin partner”, citohet në shkrimin në fjalë. Ajo duket paksa e rrumbullakosur në trup pas lindjes, por sërish shumë seksi. Fotot e paparazzit të “Panorama Plus” pasojnë pozat artistike që Zaimina realizoi vetë në muajin e fundit të shtatzëninë me njeriun e zemrës. /Story.al/