
Zaimina, ti je?! Fansat çuditen me pamjen e re të këngëtares
Ka mjaftuar një foto e Zaimina Vasjarit, për t’i bërë komentuesit në Instagram të “ziejnë”.
Edhe pse qëllimi i saj ishte të nxirrte në pah dhëmbët e bardhë e plot shkëlqim, diçka tjetër i ka tërhequr vëmendjen të gjithëve. Zaimina duket kaq ndryshe nga më përpara! Disa madje nuk janë kursyer kur e krahasojnë me Michael Jackson, sipas Iconstyle.Mesa duket përshkrimi i fotos se një grua është më e bukur kur qesh, nuk funksionoi kësaj rradhe, por duket se një gjë e tillë, u detyrohet kryesisht modifikimeve të shumta që i janë bërë fotos në fjalë.
