Yllka Mujo paska pasur një sekret që askush s’e dinte!
Amos Zaharia, aktori i njohur dhe biri i Yllka Mujos, ndau disa të vërteta interesante gjatë intervistës së tij në “S’e Luan Topi”. Gjatë bisedës, Amos tregoi një detaj për mbiemrin e nënës së tij. Ndonëse e njohim si Yllka Mujo, mbiemri i saj i vërtetë është Muji, një trashëgimi familjare e lidhur me legjendën e Mujit dhe Halilit.
“Yllka Mujo e ka dhe i mbeti ashtu… por në fakt mbiemri i trashëguar nga familja e saj është Muji. Tani e ka edhe në pasaportë si Mujo, sepse të gjithë e thërrisnin kështu,” shpjegoi Amos me humor.
Por momenti më prekës erdhi kur Yllka, në një gjest dashurie të pastër, i kishte shkruar një letër të birit, e cila u lexua gjatë emisionit. Fjalët e saj të mbushura me kujtime dhe ndjenja prekën jo vetëm Amosin, por edhe gjithë publikun:
“Kur ju erdhët në këtë jetë, kur ju mbajta për herë të parë në duar, kur ju shihnit me zemër tek unë vërshoi dashuria, ajo pa kushte… Ti je trëndafili im, mbështetja ime sot, ashtu siç isha unë dikur për ty,” shkruante Yllka në letrën e saj.
Amos nuk i mbajti dot emocionet, duke shpërthyer në lot. Ai rrëfeu se përtej të gjitha sfidave, lidhja e tyre është forca më e madhe në jetën e tij.
Anabelmagazine