
“Ylli që nuk shndriti kurrë’, Olta Boka sqaron sherrin me Kejsi Tolën
Dy këngëtaret e njohura Olta Boka dhe Kejsi Tola kanë një miqësi shumë të mirë me njëra-tjetrën. Madje ato shiheshin shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës.
Por vetëm një deklaratë disi e nxituar e Kejsit në emisionin “Shiko Kush Luan” duket se i ka prishur pak marrëdhëniet.
Gjatë një loje në emision, Tola u pyet se cila është njëra nga vajzat e showbizit, e cila përpiqet por nuk i ndrit që nuk i ndrit ylli.
Në atë moment Kejsi u n pak dhe më pas tha emrin e shoqes së saj, Oltës. Ndërkohë e ftuar në emisionin ‘Thumb’, Olta ka folur për këtë deklaratë të Kejsit dhe raportin aktual që kanë.
“Pavarësisht deklaratës së Kejsit, absolutisht e kuptova. I vetmi gabim që mendoj unë që mund të ketë bërë, mund ta kishte justifikuar alternativën duke thënë: Ej shiko se do më kuptoje!”, është shprehur Olta duke treguar se pavarësisht gjithçkaje ndoshta Kejsi i “detyrohej” një sqarim të tillë.