Ylli i “Disney Land” vdes në gjumë në moshën 20-vjeçare
Cameron Boyce ka humbur jetën në moshën 20-vjeçare. Ai u gjet në shtëpinë e tij ku kishte ndërruar jetë në gjumë. Aktori i njohur i filmave për fëmijë dhe adoleshentë e ka nosur karrierën në moshë fare të vogël dhe ka qenë pjesë e disa prej prodhimeve më të mira të Disney. Familja e Boyce ka zbuluar se arsyeja që i riu humbi jetën ishte një sëmundje e rëndë që e kishte prej kohësh. Ai ka kaluar një krizë teksa flinte dhe nuk është zgjuar më, shkruan Who.Cameron ka qenë që në moshën 7-vjeçare pjesë e televizionit dhe lajmi i humbjes së tij ka mërzitur shumë fansa dhe kolegë. Një pjesë e mirë e tyre kanë nisur mesazhe ngushëllimi publikisht.