Xum na vjen keq! Redoni shpreh hapur pëlqimin për Eglin

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Redon Berani, ka pranuar hapur se ka simpati për Eglin, një nga banoret e këtij formati. Në promon e emisionit “Se luan topi”, Redoni ka dhënë një sqarim se çfarë ndjen për Eglin.

“Unë e kam një simpati për atë femër,” – tha Redoni.

Deklarata e tij vjen pas disa dyshimeve të ngritura nga fansat, të cilët kanë vënë re afrimitetin mes dyshes gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e BBVA. Ndërsa disa aludojnë për një marrëdhënie më shumë se shoqërore, Redoni duket i vendosur të qëndrojë pranë saj edhe jashtë shtëpisë.

Redoni nuk është ndalur vetëm me fjalë. Në një postim të mëparshëm në rrjetet sociale, ai ndau një foto ku Egli shfaqet duke mbajtur kapelën e tij.

“Po e kërkoja kapelen ndërkohë…,” – shkruan ai me humor, duke lënë të kuptohet se ka një lidhje simbolike mes tyre që ka vijuar edhe pas daljes nga shtëpia.

Përtej spekulimeve, njerëzit janë të bindur se ky është vetëm fillimi i një miqësie – ose ndoshta i diçkaje më shumë – mes Redonit dhe Eglit.

Anabelmagazine