Xhirimi i filmit të ri me ish-të dashurin nuk ishte aspak e lehtë për aktoren e njohur
Aktorja e njohur joey King që është edhe protagonistja e filmit shumë të suksesshëm në Netflix, foli për xhirimet gjatë “The Kising Booth 2”, dhe se puna me ish-të dashurin e saj nuk ishte edhe aq romantike sa duket në ekran.
Ajo shpjegon se nuk ishte gjithmonë e lehtë të luajë Elle Evans në “The Kissing Booth”, pasi ish-i dashuri i saj në jetën reale, Jacob Elordi kthehet si i dashuri i Elle, Noah Flynn, në filmin e ri.
“Askush nuk mendon se kjo ishte e lehtë, sepse nuk ishte ashtu. Jam e sigurt që njerëzit do të analizojnë çdo lëvizje dhe çdo detaj. Dhe ju e dini se çfarë? Le ta bëjnë. Por në fund të ditës, unë isha thjesht e emocionuar që isha përsëri Elle Evans”, tha ajo për revistën People.
Sipas revistës Glamour, të dy filluan një lidhje romantike në vitin 2017, por u ndanë një vit më vonë.
Revista: People