Xhesika Berberi u ofendua nga Capital T?

Ditë më parë, reperi kosovar Capital T, i ka komentuar bukuroshes së famshme shqiptare Xhesika Berberit. True Kapo, siç është edhe emri i tij i përdorimit në Instagram, i ka shkruar një koment bukuroshes e cila ka publikuar një fotografi ku po dukej shumë seksi. E veshur me një fustan prej dantelle që i rri shumë bukur, ajo sigurisht po duket shumë atraktive dhe imazhi e ka marrë vëmendjen e reperit. “Si tentene. Google it”, i ka shkruar Reperi Xhesikës, pasi ajo deklaroi se nuk e di çfarë është tentenja, e reperi i ka sugjeruar ta kërkojë në Google për ta parë e për ta kuptuar më mirë krahasimin, shkruan Prive. E që nga ajo ditë, shqiptarja që punon si modele në Shtetet e Bashkuara pasi e kuptoi çfarë është tentenja nuk i ka kthyer më asnjë përgjigje reperit. A thua të jetë ofenduar nga ky krahasim?