Xhensila Seferi dhe stili i saj unik në plazh që tërheq vëmendjen!

Modelja Xhensila Seferi ka tërhequr vëmendjen me fotot e saj në plazh, ku bën përshtypje jo vetëm me linjat por edhe me rrobabanjot në stil shumë unik, si aksesorë të vërtetë.

Xhensila Seferi, një nga modelet më të bukura shqiptare, ka mahnitur me imazhet që i hodhi në Instagram. Ajo shihet se ditët me plot diell, po i kalon në plazh.

E veshur me një bikini me dizajn interesant, Xhensila ka vënë në pah linjat perfekte trupore. Imazhe si këto, padyshim që zgjojnë shumë kureshtje.

Modelja Xhensila Seferi është shumë e pëlqyer si modele. Ajo ka arritur të kapë kopertinën e kalendarit italian, pasi u klasifikua ndër 10 më të mirat në konkursin “Raggaza Moda e Spettacolo”.

Por, pavarësisht pjesëmarrjes në disa gara, fushata publicitare apo programe televizive, ajo preferon ta konsiderojë modën pasionin e jetës, sepse si profesion ka zgjedhur drejtësinë.

www.story.al