Xhensila Pere & Trim Jetullahu fitojnë “Dance with me”, çifti marrin kupën


Ish-lojtarja e “Big Brother” Xhensila Pere dhe këngëtari nga Kosova, Trim Jetullahu u shpallën sot në mbrëmje zyrtarisht fitues të spektaklit të kërcimit “Dance with me”. Çifti fitues i edicionit të kaluar Renato Mekolli dhe Laura Nezha u dorëzuan kupën fituesve të finales së sotme në “Tv Klan”. Gjatë fillimit të spektaklit moderatorja Alketa Vejsiu njoftoi publikun në Instagram se ky edicion ishte me regjistrim, dhe për çiftin fitues kishte votuar publiku në sallë.