Xhensila Pere tregon historinë e familjes së saj: Babai më braktisi në maternitet…

Xhensila Pere është një prej ish-banoreve të “Big Brother” më të komentuara për jetën e saj private. Por së fundmi Xhensila ka rrëfyer një histori që ka ndodhur në familjes e saj, pikërisht kur ajo ka ardhur në jetë.

Xhensila-Pere-2

Gjatë një interviste në “NRG Radio”, ajo ka zbuluar se babai e kishte lënë për tre ditë në maternitet me të ëmën, për shkak se dëshironte djalë dhe jo vajzë. “Nëse nuk e dini, babi më ka lënë tre ditë në maternitet kur kam lindur, sepse donte djalë. Pastaj për të shlyer gabimin, në një qytet të vogël si Pogradeci, mori taksi që të vinte të merrte mamin”, ka thënë Xhensila duke qeshur. Bëhet fjalë për vitin 1990 dhe të gjithë e dinë sa e rëndësishme ishte lindja e një djali në atë kohë./Panorama Plus

Xhensila-Pere-1