Xhensila Pere shndërrohet në kartolinë: Këtë vit pashë shumë varfëri…

Fituesja e spektaklit “Dance with me” në çift me këngëtarin nga Kosova, Trim Jetullahu, Xhensila Para është shndërruar në një kartolinë të vërtetë urimi për 2018-ën. E veshur si Viti i Ri në shtëpinë e saj, Xhensila bashkë me foton e veçantë ka ndarë me miqtë një status të veçantë duke shkruar: “Gëzuar miqtë e mi! Gjatë këtij viti pashë shumë varfëri …jo në portofol, por në zemrat e njerëzve. Ndaj në këtë Vit të Ri uroj sa më shumë dashuri, paqe dhe mirësi për të gjithë JU! Kur të kemi të gjitha këto, sukseset janë të garantuara!”, përfundon statusin ish lojtarja e “Big Brother”.