Xhensila Myrtezaj në palestër, tregon ushtrimet që bën për vithet

Në korrik të këtij viti, këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Besart Kallaku u bënë prindër për herë të parë. Xhensila solli në jetë një vajzë që çifti e pagëzoi me emrin super të veçantë, Ajka. Pas lindjes së vajzës në korrik të këtij viti, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj po përpiqet shumë që të arrijë linjat trupore që kishte më parë. Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar ka nisur aktivitetin fizik për t’u rikthyer në formë. Madje në fotografitë që Xhensila ka publikuar në rrjetet sociale pas lindjes së Ajkës, vihen re linjat e saj perfekte edhe pse nuk ka shumë kohë që është bërë nënë. Por së fundmi Xhensila ka publikuar një video në “Instastory” ku shfaqet në palestër duke bërë ushtrime që tonifikojnë vithet. Siç shkruan Panorama Plus, këngëtarja shfaqet e veshur me rroba sportive dhe me barkun jashtë teksa ushtrohet para pasqyrës